Ramadani kërkohet nga Frankfurti

21 prill 2026 | 14:19

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Evropë pas paraqitjeve të mira këtë sezon te Lecce.

Bëhet e ditur se skuadra e fundit që ka shprehur interesim për Ramadanin është Eintracht Frankfurti që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.

Thuhet se Frankurti prej kohësh e ka monitoruar Ramadanin dhe është gati ta kontaktojë Leccen për të arritur marrëveshje eventuale për transferimin e tij.

Mesfushori 30-vjeçar është ndër futbollistët kryesor te Lecce dhe në mesin e mesfushorëve defensivë më të vlerësuar në kampionatin italian.

Ramadani ka kontratë me ekipin italian deri në vitin e ardhshëm kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 3 milionë euro.

Ai prej vitit 2023 është pjesë e Lecces kurse këtë sezon ka bërë 1 asistim në 32 ndeshje të luajtura në Serie A.

Krahas Frankfurtit, interesim për Ramadanin ka shprehur edhe skuadra e Torinos, që garon në elitën e futbollit italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferimi i mesfushorit Elvis Rexhbeçaj te skuadra e Wolfsburgut, tashmë…