Ramadani: Konjufca drejt rikandidimit për kryeparlamentar – mund të rikthehet edhe si U.D. president

28 prill 2025 | 22:11

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se emri i Glauk Konjufcës është kthyer për kandidim për pozitën e kryeparlamentarit.

Rrjedhimisht, thotë Ramadani kjo do të nënkuptonte që Konjufca ta ushtronte detyrën e presidentit pasi t’i mbarojë mandati Vjosa Osmanit.

Ramadani ka thënë se ka indikacione që Konjufca mund të kandidohet në fund të javës.

“Sipas gjitha gjasave dhe indikacioneve kredibile është duke u diskutu kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidim, rrjedhimisht edhe U.D presidenti për një periudhë të caktuar, si i tillë besohet se edhe deputetët e tjerë mund ta mbështesin zgjedhjen e tij dhe kjo mund të jetë në një afat kogja të afërt, besoj ka fundi i javës”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka konfirmuar se Aleanca për…