
Ramadani, LV-së: Ndërrojeni kandidatin për kryetar Kuvendi
03 maj 2025
| 12:38
Ish-deputeti Burim Ramadani i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar.
“Ndrrojeni kandidatin për kryetar Kuvendi. Kurrë s’është vonë për të ndihmuar shtetin. Bëjeni sot! Nëse brenda VV ka deputet/e që marrin votën edhe të partive tjera, kjo është vlerë. Nuk është ndëshkim!”.
“Ose, na tregoni pse ju në VV jeni kundër Glauk Konjufcës apo Saranda Bogujevcit?• Pse s’po i besoni më Glaukut?
• Çka keni kundër Sarandës?
• Ku kanë shkelur gabim Glauku dhe Saranda, që nuk qenkan të denjë më për besimin tuaj në VV?”.
“**
Zhbllokimi duhet të ndodh tash!
Nga java tjetër Kosova hyn në ‘zonë të keqe’ dhe ju në krye të shtetin e dini saktë!”, ka shkruar Ramadani në Facebook.