
Ramadani: Masat e marra kanë qëllim shpëtimin e jetëve
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka deklaruar se masat e marra për kufizim të lëvizjes kanë qëllim shpëtimin e jetëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin.
Statusi i plotë i Ramadanit:
Semafori i kuq!
A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese?
Po. Por qëllimi i vërtetë është prioriteti reciprok i qarkullimit të njerëzve dhe veturave!
Nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njëjtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave!
Pasojën e dini të gjithë!
Kjo ndalesë mund të konsiderohet antikushtetuese!
Kush ka të drejtë të më ndalë lirinë time të lëvizjes në rrugë, në semafor, në laurën e trenit, kudo?
Po pse bëhet kjo?
Sepse ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes!
E drejta për jetë!
Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës!
Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!
Kjo është shëndetësia publike!
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Epidemiologia, scientia magnifica!
Deus salvare nos inscius! Pro bono fure capere!