
Ramadani mes largimit dhe rinovimit te Lecce
11 qershor 2025
| 15:28
Mesfushori Ylber Ramadani është në dilemë pasi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, të largohet nga Lecce apo ta vazhdoj kontratën me ekipin italian.
Mësohet se Lecce, tashmë ka marrë oferta për Ramadanin nga disa klube por në të njëjtën kohë është gati për t’ia ofruar rinovimin e kontratës. 29-vjeçari ka kontratë me Leccen deri në vitin e ardhshëm, ndërsa klubi dëshiron t’ia vazhdoj bashkëpunimin të paktën deri në verën e vitit 2027.
Ai është pjesë e Lecces prej vitit 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 3 milionë euro, ndërsa sezonin e fundit në Serie A, pati 1 gol dhe 1 asistim në 29 ndeshje të luajtura.