Ramadani: Nëse duam të bëhemi lajm kryesor në Evropë, duhet të eliminojmë Copenhagenin

16 korrik 2025 | 14:02

Trajneri i skuadrës së Dritës, Zekirija Ramadani a folur pas suksesit historik që e arriti Drita, duke u bërë skuadra e parë kosovare që kalon në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ai ka thënë se ka besuar në cilësinë që e ka skuadra që e drejton, prandaj është arritur edhe ky sukses.

“Kam besuar në punën që kemi bërë dhe në cilësinë e ekipit, dhe ja që u kualifikuam në raundin e dytë. Por në këtë kanë besuar të gjithë në skuadrën tonë, dhe së bashku arritëm të kalojmë raundin e parë. Ishte një obligim profesional dhe kolektiv ta kalonim këtë sfidë – dhe ia dolëm ta përmbushim qëllimin tonë”, ka thënë Ramadani.

Trajneri i klubit gjilanas foli edhe për kundërshtarin e radhës. Ai e ka vlerësuar si klub të fortë Copenhagen, por ka thënë se nëse dëshirojmë të bëhen lajm në Evropë duhet të eliminojnë skuadra të këtij rangu.

“Tani, natyrisht, kemi përballë një kundërshtar ndryshe. Por më parë duhet të bëjmë analizën dhe pastaj, si staf, të japim më të mirën për të përgatitur një analizë të mirëfilltë, e cila pastaj do t’u përcillet futbollistëve. Ata e dinë dhe e kanë aftësinë të japin maksimumin në fushë. Me flamur të bardhë nuk do të dalim! Nëse duam të bëhemi lajm kryesor në Evropë, duhet të eliminojmë kundërshtarë të këtij rangu”, ka deklaruar Ramadani.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas informacionit, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në kryeqytet,…