Ramadani: Para qershorit vështirë të ketë qeveri të re, VV do të dështojë si mandatari i parë

17 prill 2025 | 19:21

Burim Ramadani, analist, ka parashikuar se është e vështirë që Kosova të ketë një qeveri të re para muajit qershor.

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse parti e parë në zgjedhje, nuk ka shumicën parlamentare për të formuar institucione, gjë që sipas tij po e shtyn edhe konstituimin e Kuvendit.

Ramadani u shpreh se dështimi i VV-së si mandatari i parë është i pashmangshëm dhe se mundësia reale për formimin e qeverisë së re do të vijë vetëm pasi të aktivizohet mandatari i dytë.

Postimi i plotë:

Para Qershorit vështirë të ketë Qeveri të re.

Partia që doli e para, VV, nuk e ka shumicën parlamentare. Përndryshe, të martën apo edhe sot do të konstituohej Kuvend.
Por, thjesht nuk e ka shumicën! Prandaj, po e bllokon!
Sipas trendit, të paralajmëruar qysh më 11 shkurt (dy ditë pas zgjedhjeve), mundësia reale për qeverinë e ardhshme është diku kah qershori.
Deri atëherë, mandatari i parë (VV) do të dështojë të formojë qeverinë dhe pastaj mandatari i dytë do të procedojë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për…