Ramadani parasheh se vendi shkon në zgjedhje të reja nëse s’ka marrëveshje për president

01 shkurt 2026 | 13:49

Burim Ramadani nga radhët e  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Kjo si pasojë e afateve të shkurta deri në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, i cili duhet të ketë 2/3 e votave në Kuvend.

“Rreth datës 20 shkurt, pritet të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Që nga ajo ditë, janë dy javë për të konstituuar Kuvendin, zgjedhur Qeverinë, miratuat buxhetin për vitin 2026 dhe për të filluar procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri. mNëse këto procese bëhen bashkë, atëherë është e domosdoshme një marrëveshje më e madhe politike. Nuk pres që kjo mund të ndodh lehtësisht! Ndërsa, presidenti i ri duhet të zgjedhet jo më vonë se deri në orët e fundit të 4 marsit! A po shkon vendi në zgjedhje sërish?”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka u ka dërguar një mesazh tifozëve të Sunderlandit…