Ramadani përfundoi i shtati në Kampionatin Botëror U-20

20 gusht 2021 | 12:23

Muhamet Ramadani ka zënë vendin e shtatë në hedhjen e gjyles 6 kg në Kampionatin Botëror U-20 të atletikës, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.

Atleti i Kosovës në gjashtë tentimet e finales, hedhjen më të mirë e pati 18.97 metra. Vendin e parë e zuri kubanezi, Juan Gomez, me 19.73 metra.

Ramadani, nuk arriti të përsërisë rezultatin 19.92 m. të arritur një muaj më parë, kur u bë kampion i Evropës për U-20.

Sipas trajnerit të tij, Shaban Ramadani, kushtet klimatike bënë që Muhameti të mos arrij rezultat më të mirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për masat e reja…