
Ramadani: Pres të shënojmë më shumë gola se në ndeshjen e parë
Prishtina do të luaj sonte finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Kosovës synon që ta fitojë këtë finale për të kaluar në rrethin e parë të garës më të madhe evropiane për klube.
“Bardhekaltërtit” në finalen e madhe do të takohen me skuadrën Inter Escaldes që është kampion nga Andorra.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se skuadra e tij mund të shënoj gola më shumë se në ndeshjen e parë.
“Mendoj se ekipi është i vëmendshëm, i kujdesshëm, e dinë se na pret një ndeshje shumë e vështirë. E mira është rikthimi i Bekteshit, është i mirëseardhur. Do të mundohem ta freskojmë ekipin në formacion, sepse tash është pak me lehtë për neve si trajner kur ke konkurrencë të mirë dhe të barabartë”, ka thënë Ramadani.
“Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe do të kemi angazhimin e njëjtë dhe përqendrimin pak me të mirë se sa në ndeshjen e kaluar para portës, në finalizimin e aksioneve, atëherë besoj se mund të realizojmë më shumë gola se në ndeshjen e parë”, ka shtuar Ramadani.
Prishtina luan përballë Inter Esclades të premten me fillim nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”.