Ramadani: Rastet e reja janë rritur për 27.6 për qind, ato të vdekjeve për 40 për qind

19 mars 2021 | 17:13

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, ka thënë se në dy javët e fundit ka pasur rritje të rasteve të reja dhe të vdekjeve nga Covid-19.

Në takimin e Komitetit anti-Covid, ai ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka pasur rritje të rasteve të reja prej 27.6 për qind, teksa numri i vdekjeve është rritur për 40 për qind.

“Në javët e fundit ka pasur një rritje të rasteve prej 27.6 për qind duke përfshirë edhe të dhënat e sotme. 619 raste mesatare në ditë krahasuar me dy javët e kaluara. Ku numri mesatar ka qenë 548 raste. Gjatë këtyre dy javëve kemi regjistruar 110 raste të vdekjeve apo me një mesatare prej tetët të vdekur në ditë. Ka një rritje prej 40 për qind krahasuar me dy javët e kaluara”, ka thënë Ramadani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i “Topit të Artë” më 1999, Rivaldo, ka folur…