Ramadani: Serbia dhe Hajnia e buxhetit, dy kërcënimet kryesore ndaj Kosovës me një qëllim të përbashkët!

30 maj 2025 | 21:21

Analisti Burim Ramadani ka thënë se Serbia dhe hajnia e buxhetit, duke thumbuar Qeverinë Kurti, janë dy kërcënimet kryesore ndaj Kosovës me një qëllim të përbashkët, shkruan Periskopi.

“Serbia synon ta merr Kosovën, të paktën një pjesë territoriale të Kosovës, për ta vjedhur nën tokë e mbi tokë.

• Hajnat e buxhetit po e bëjnë këtë, nën tokë e mbi tokë. Në pikë të ditës e vonë gjatë natës. Kur Prokuroria i heton, çohen i madh e i vogël me sulme të çmendura ndaj Prokurorisë!”, shkroi Ramadani mes tjerash.

Postimi i plotë:

Serbia dhe Hajnia, dy kërcënimet kryesore ndaj Kosovës me një qëllim të përbashkët!
• Serbia synon ta merr Kosovën, të paktën një pjesë territoriale të Kosovës, për ta vjedhur nën tokë e mbi tokë.
• Hajnat e buxhetit po e bëjnë këtë, nën tokë e mbi tokë. Në pikë të ditës e vonë gjatë natës. Kur Prokuroria i heton, çohen i madh e i vogël me sulme të çmendura ndaj Prokurorisë!
Edhe Serbia, edhe Hajnia kanë një qëllim të përbashkët:

– Ta zhbëjnë Kosovën, t’ia zënë frymën qytetarit, t’ia prishin jetën, t’i largojnë shqiptarët nga Kosova!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar deklaratën e Luan Dalipit, Shefit…