Ramadani: Serbia po teston gatishmërinë e Kosovës në sigurinë kufitare, rrëmbeu një qytetar tonin dhe e dërgoi ku deshi

03 nëntor 2025 | 17:49

Policia e Kosovës tha se xhandarmëria e Serbisë ka hyrë në territor të Kosovës dhe ka plagosur dhe rrëmbyer një serb të Kosovës.

Burim Radamani, ekspert i sigurisë, e quajti “intruzion” të Serbisë me qëllim testimin e gatishmërisë së Kosovës në sigurinë kufitare.

Postimi i plotë:

Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion!

• Ky është testimi i radhës që Serbia ia bën Kosovës dhe xhandarët serbë dolën pa therrë në këmbë!

Sërish dhe sërish, po dëshmohet se siguria kufitare me Serbinë jo vetëm që është sfidë, por mbetet e cenueshme saherë t’i teket Serbisë.

Policia e Kosovës njoftoi me detaje se si xhandarët serb hynë në Kosovë, rrëmbyen një qytetar tonin të plagosur dhe e dërguar deri në Nish (duke kaluar disa vendbanime andej!) për trajtimin mjekësor.

Intruzioni (shkelje e sovranitetit, hyrje e paligjshme nga shteti tjetër, ndërhyrje e paligjshme) duhet të evidohet edhe nga NATO dhe të dënohet ashpër!

Serbia po teston gatishmërinë e Kosovës në sigurinë kufitare. Dhe, këtë radhë, rrëmbeu një qytetar tonin dhe e dërgoi ku deshi.

Pa therë në këmbë për xhandarët serbë! Fatkeqësisht!

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin “Frontal” të T7…