Ramadani: Zërat e pakënaqur brenda LV-së do të rriten

27 gusht 2025 | 13:00

Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka reaguar pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga pozita e ministrit të Mjedisit.

Ramadani ka shkruar në “Facebook” se zërat e pakënaqur brenda LV-së do të rriten vazhdimisht, ndërkaq sipas tij, nuk do të ketë as Qeveri Kurti 3.

“Zërat e pakënaqur brenda LV-së do të rriten vazhdimisht në publik, janë të shumtë! Ndërrimi i kandidatit ishte zgjidhja që u dëshmua e patjetërsueshme. Sidoqoftë, bllokada disa-mujore u tejkalua në pjesën kryesore nga ndërrimi i kandidatit. Me zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Dimal Basha, Kosova tash është afër tejkalimit të plotë të ngërçit institucional e politik. Hapi i fundit rreth tejkalimit të plotë të bllokadës duhet të ndodh nesër, jo më larg. Qeveria Kurti 3 nuk do të bëhet. Të gjitha këto ngjarje të këtyre muajve janë dëshmitë finale pse nuk ka dhe nuk duhet të ketë Qeveri Kurti 3”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mirlind Daku sipas të gjitha gjasave do të mbetet…