Ramadani: Zgjedhja e presidentit do të ishte lajm i mirë, mos i ndalni takimet deri të arrihet marrëveshja

07 prill 2026 | 11:33

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit të ri të vendit do të “ishte lajm i mirë”, dhe se, një marrëveshje për këtë çështje do të kuptonte “veprim të pjekur politik nga partitë”.

Ramadani, ka kërkuar nga krerët e partive që të mos i ndalin takimet për presidentin deri sa të arrihet marrëveshja.

“Zgjedhja e presidentit do të ishte lajm i mirë. Një marrëveshje për presidentin e ri do të shënonte veprim të pjekur politik nga partitë parlamentare dhe lidershipi i tyre. Jam i bindur se kjo do t’i mundësonte Kosovës kornizë të stabilitetit dhe, rrjedhimisht, qartësi të viteve përpara. Mos i ndalni takimet deri kur të arrihet marrëveshja. Pasi ato kanë rifilluar, e mendoj të rëndësishme që të përmbyllen me rezultat. E kundërta do të shënjonte papjekuri!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës, si institucioni më i lartë publik i…