“Rambo” po sfidon Ferizajn, qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet

02 maj 2025 | 08:12

Një person i njohur me nofkën “Rambo” po sfidon prej ditësh të gjithë qytetin e Ferizajt, duke shkaktuar dëme të shumta dhe shqetësim të madh te banorët.

Sipas dëshmive të qytetarëve, të ndara edhe në rrjete sociale, ai ka dëmtuar vetura, ka ndezur zjarre dhe ka ndërmarrë veprime të tjera të rrezikshme.

Rasti i tij është i njohur për institucionet, mirëpo reagimi ende mungon, raporton gazetarja korrespondente, Qliresa Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Qytetarët kanë bërë thirrje që ai të trajtohet, pasi dihet se “Rambo” ka probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, Qendra Antisociale në Shtime ka konfirmuar se nuk ka kapacitete për ta pranuar atë në institucionin psikiatrik.

Ndiqni detajet, në videon vijuese:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përleshje kanë shpërthyer në Stamboll mes policisë dhe protestuesve gjatë tubimeve…