Ramdani sërish bën thirrje: Mos kaloni nëpër Serbi, rrezik serioz për qytetarët e Kosovës

14 gusht 2025 | 18:18

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë përmes territorit serb, duke paralajmëruar se arrestimet e fundit janë pjesë e një strategjie të planifikuar nga regjimi serb për të krijuar pasiguri, për të rekrutuar dhunshëm apo për të komprometuar qytetarët.

Postimi:

Sërish dhe sërish, MOS KALONI NËPËR TERRITORIN E SERBISË!

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në Serbi janë pjesë e një lufte speciale tepër të planifikuar nga regjimi serb.

Jo vetëm për të nxitur pasiguri, por edhe për të tentuar rekrutimin e dhunshëm të tyre apo blerjen e qenies së tyre! Apo, mjafton: nxitjen e dyshimeve në Kosovë rreth tyre!

Prandaj:

• Mos rrezikoni jetën tuaj!
• Mos rrezikoni besueshmërinë tuaj deri në fund të jetës!
• Mos rrezikoni shtetin e Kosovës!
Thjesht, mos kaloni nëpër territor të Serbisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…