
Ramë Bislimi, kandidat i AAK-së për kryetar të Shtimes
24 korrik 2025
| 13:18
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kandidat i AAK-së për kryetar të Shtimes në zgjedhjet lokale është Ramë Bislimi.
Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se Ramë Bislimi është një figurë e respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership të natyrshëm.
“Në Shtime, kandidati i Aleancës është z. Ramë Bislimi, një figurë e respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership të natyrshëm. Ramë Bislimi gëzon besimin e komunitetit dhe sjell me vete një përvojë të pasur dhe një përkushtim të palëkundur për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe qeverisje transparente. Ai është garanci për një Shtime më të mirë, më të drejtë dhe më të organizuar”, ka shkruar Haradinaj.