Ramë Buja deklarohet pas dorëheqjes

17 shtator 2022 | 13:06

Zyrtari i PDK-së, Ramë Buja, ka bërë me dije se letrën e dorëheqjes nga Kryesia e PDK-së e ka bërë që dy muaj.

Buja ka treguar se vazhdon të mbetet anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.

Megjithatë, ai nuk ka treguar arsyet e dorëheqjes nga kryesia.

Ai ka thënë se arsyet i di kryesia dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ka dy muaj që kam dhënë dorëheqje nga Kryesia e PDK-së, por vazhdojë të jem anëtar i Këshillit Drejtues”, ka thënë Buja për Nacionalen.

Buja ka thënë se dorëheqja e tij nuk ka fare të bëj me degën e PDK-së në Lipjan.

“Arsyet unë ia kam dorëzuar Kryesisë dhe Kryetarit. Nëse e keni marrë letrën ato janë arsyet, nuk ka diçka tjetër. Arsyet do t’i merrni atëherë kur ta merrni shkresën. Jo, nuk ka bëjë me degën hiç kjo”, ka thënë Buja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto ditë disa banka komerciale në vend kanë filluar t’i…