‘Ramë Lahaj and Friends’ nesër mbajnë koncert në sheshin “Skënderbeu”

31 korrik 2019 | 14:18

Prishtinë, 31 korrik- Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me tenorin Ramë Lahaj, baritonin Kiril Manolov, dirigjentin David Crescenzi dhe drejtoreshën për Kulturë Blerta Basholli, kanë prezantuar në një konferencë për media detajet e koncertit që do të mbahet nesër në mbrëmje, në orën 20:30, në sheshin “Skënderbeu”.

“Pas një koncerti të suksesshëm që e organizuam bashkë me Filarmoninë e Kosovës në kuadër të aktiviteteve 20/20, kemi vendosur që gjatë këtyre ‘Ditëve të diasporës’ kur kemi shumë vizitorë, publikut të Prishtinës dhe Kosovës t’i ofrojmë edhe një ngjarje fantastike, me këtë rast me tenorin tonë të mirënjohur Ramë Lahaj. Rama me miq do të performojë në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe koncerti është pa bileta dhe hyrja është falas. Pres që mbrëmja e nesërme të na mbetet gjatë në kujtim”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, Ramë Lahaj ka thënë se ka qenë në Prishtinë vitin e kaluar në koncertin e Apostolovës dhe e ka parë që Prishtinës ia ka borxh një koncert të madh. “Edhe mua më është plotësuar dëshira sepse e kam ndjerë si borxh. Jam jashtëzakonisht i nderuar që arritëm të organizojmë këtë koncert me mbështetjen e kryetarit Ahmeti dhe kam pasur mundësi të vijë në Prishtinë bashkë me kolegët e mi duke e pa agjendën e ngarkuar”, ka thënë Ramë Lahaj.

Kryetari Ahmeti dhe tenori Lahaj edhe njëherë e potencuan rëndësinë dhe domosdoshmërinë e sallës koncertale në kryeqytet për organizimin e koncerteve të tilla në vazhdimësi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka ndarë mirënjohjet e partneritetit…