Ramës i kërkohet anulimi i Samitit të Durrësit

15 dhjetor 2019 | 16:27

Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë ka bërë që në mesin e shumë arsyeve tjera, partitë politikë në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe ta anulojë Samitin e Durrësit në mes tri shteteve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të themeluar të ashtuquajtur mini-shengenin Ballkanik.

Katër partitë parlamentare, përfshirë dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë thënë se nuk mund të flitet për asnjë bashkëpunim rajonal me një shtet që i mohon krimet e veta.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është shprehur për “Kosovapress”, kundër takimeve të tilla, veçmas tash kur haptas mohohet gjenocidi i kryer në Kosovë nga Serbia.

Kundër këtij bashkëpunimi rajonal u shpreh edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, i cili ka thënë se fillimisht Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet.

Ndërsa ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, deputeti i zgjedhur, Memli Krasniqi, duke kërkuar anulimin e Samitit në Durrës, ka thënë për “Kosovapress” se qasja e shtetit shqiptar duhet ndryshojë karshi Serbisë, pasi në këtë formë duke mohuar krimet nuk mund të shkohet përpara.

Në anën tjetër, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kërkuar reagim nga të gjitha vendet mike të Kosovës për mohimin e masakrës së Reçakut, teksa ka thënë se deklaratat e tilla duhet të ndërpresin çfarëdo bashkëpunimi mes shteteve.

Tentimet për formimin e një mini-shengeni Ballkanik kanë filluar para rreth dy muajve, ku fillimisht tre liderët, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev janë takuar në Novi Sad të Serbisë, pastaj në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Kurse është paraparë që më 21 dhjetor të takohen në Durrës të Shqipërisë.

Kjo iniciativë është duke u parë si e rrezikshme për Kosovës si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në…