Ramiz Kelmendi zyrtarizohet si kandidat i PDK-së për deputet

12 janar 22:30

Biznesmeni Ramiz Kelmendi do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, me anë të një postimi në “Facebook”.  “Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset e prekur nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Nga Peja, me mikun tim, Ramiz Kelmendi. Njëri ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokrataike të Kosovës. Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset e prekur nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike. Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vushtrrisë është bërë me trajner të ri pas…