Ramiz Lladrovci e komenton eliminimin e Feronikelit

17 korrik 2019 | 15:01

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas eliminimit të Feronikelit nga Liga e Kampionëve.

Skuadra kampione e Kosovës pësoi humbje në ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Kampionëve.

“Kemi mundur ma mirë, nuk ishte mbrëmje jona. Ka munguar vetëbesimi për fitore. Ferronikeli e hapi shtegun për suksese tjera, për suksese edhe më të mëdha të futbollit tonë. Krenar me futbollistët tanë!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), të mërkurën ka bërë…