Ramiz Lladrovci i jep mbështetje Enver Hoxhajt për zgjedhjet e 7 qershorit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Lladrovci ka ftuar qytetarët që të votojnë Hoxhajn me numrin 10, duke vlerësuar lart kontributin dhe përvojën e tij në poste të rëndësishme shtetërore.
Ai ka theksuar se Hoxhaj ka shërbyer me përgjegjësi dhe kompetencë si profesor, diplomat, deputet, ministër, zëvendëskryeministër dhe ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Mikun tim Enverin, sikur deri më tash, ia ofroj përkrahjen e plotë, për zgjedhjet e 7 Qershorit, ftoj po ashtu qytetarët ta votojnë dhjetëshin e PDK-së. Puna dhe angazhimi i tij si profesor, diplomat, deputet, ministër, zëvendës kryeministër, Ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së dhe postet tjera me rëndësi për shtetin dhe shtetësinë, i ka kryer shkëlqyeshëm, me nder, përgjegjësi dhe kompetencë.
Njohja e thellë e diplomacisë, problematikave ndërkombëtare e ndërshtetërore, kreativiteti për të ofruar zgjidhje më të mira dhe më të favorshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, më bën krenar për të qenë në mbështetje të kandidaturës për deputet të Enver Hoxhajt, me numrin 10, për t’i thënë Stop krizës, për ta ndryshuar Kosovën.
#PDK125 #EnverHoxhaj10 #Drenas #StopKrizes



