Ramiz Lladrovci: Nait Hasani i duhet Kuvendit të Kosovës
19 dhjetor 2025
| 12:14
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në “Facebook” i ka dhënë mbështetje në garën për deputet Nait Hasanit.
Lladrovci ka theksuar se Nait Hasani i duhet Kuvendit për karakterin e tij të pathyeshëm, për të kaluarën, për punën në shtetformim e shtetndërtim, për vizionin e tij për Kosovën dhe kombin.
“Nait Hasani i duhet Kuvendit të Republikës, i duhet për karakterin e tij të pathyeshëm, për të kaluarën, për punën në shtetformim e shtetndërtim, për vizionin e tij për Kosovën dhe kombin. Voto 130, voto 42, Nait Hasani! Bashkë. Përpara”, ka shkruar Lladrovci.



