Ramiz Lladrovci përkrah Elmi Reçicën, 17-shin e PDK-së
05 qershor 2026
| 12:37
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë në mbështetje të kandidatit për deputet të PDK-së me numër 17, Elmi Reçica.
“Të jesh në anën e duhur të historisë me angazhim e përkushtim të pandalshëm, me synimin e vazhdueshëm në mbrojtje e promovim të interesit qytetar e shtetëror, nuk është aq e lehtë dhe as nuk ia arrin secili. Këtë sfidë, Elmi Reçica e ka fituar”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.
Ai ka shtuar se: “Të votosh Elmiun në Listën e PDK-së, me numër 17, do të thotë se e ke votuar birin e denjë të kombit, veprimtarin e luftëtarin e paepur, të sinqertë, largpamës e kontribuues i kauzave të interesit qytetar e shtetëror. Është votë, për t’i thënë Stop krizës, ndrysho Kosovën!”.



