Ramiz Lladrovci: Pres lajm të mirë nga Kryesia e PDK-së për Fatmir Limajn
09 maj 2026
| 10:36
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se pret një vendim pozitiv nga Kryesia e PDK-së lidhur me votimin për Fatmir Limaj, duke kërkuar që të mos përsëritet, siç e quajti ai, “gabimi” i kaluar.
Në një postim publik, Lladrovci ka komentuar edhe kritikat e mëhershme ndaj Limajt, duke thënë se ato duhet parë në kontekstin real.
“Pres lajm të mirë nga Kryesia e PDK-së e cila nuk do ta përsëris gabimin me votim për Fatmirin. Një nga “argumentet” negative se Fatmiri na paska sha, do parë në realisht, as na nuk e kemi kursye. Qielli është plotë yje, një yll ma shumë, nuk ia zbeh ndriçimin yjeve që po shkëlqejnë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.



