
Ramiz Lladrovci prezanton kandidatët për asamble: Bashkë vazhdojmë, +4!
25 gusht 2025
| 21:54
Kryetari aktual i Drenasit, kandidat edhe për një mandat për kryetar të kësaj komune me siglën ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’ ka prezantuar sot kandidatët për asamble për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai ka falënderuar qytetarët e Drenasit për mbështetje.
“Promovimi i kandidatëve ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’, është fillimi i ortekut të fitores. Faleminderit qytetarë, asambliste e asamblistë të tashëm e të ardhshëm, bashkë vazhdojmë, +4!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.