Ramiz Lladrovci protestoi në Strasburg: Lufta e UÇK-së nuk mund të njolloset

16 nëntor 2025 | 19:39

Në protestën e zhvilluar nga shqiptarët në Strasburg, pranë institucioneve evropiane, mori pjesë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai theksoi se nga Drenasi ka nisur, siç e përshkroi vetë, “orteku i propagandës më të poshtër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”.

Lladrovci tha se “jemi sot këtu, në Strasburg, në vendin e drejtësisë evropiane, për të kërkuar drejtësi. Drejtësia është pafajësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Këtu nisi orteku i propagandës më të poshtër kundër UÇK-së. Këtu filloi zbatimi i narracionit dhe mashtrimit shekullor për organet e drejtësisë ndërkombëtare. Më 25 janar 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi me shumicë raportin famëkeq të Dik Martit, megjithëse Damian Gjiknuri, Shpëtim Idrizi, si dhe disa përfaqësues nga Turqia, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia, ishin kundër.”

Ai shtoi gjithashtu se “lufta jonë e drejtë dhe e zhvilluar në pajtim me normat ndërkombëtare nuk mund të njolloset. Duam drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Liri për Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët. Drejtësia është pafajësi për çlirimtarët.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PZAP e pranoi si të mirëqenë dhe thjesht-ashtu justifikimin e…