
Ramiz Lladrovci vetizolohet
27 korrik 2020
| 13:35
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se është vetizoluar, pasi mbrëmë ka pasur shqetësime shëndetësore.
Ai ka thënë se ka bërë testin për Covid-19 dhe është në pritje të rezultatit.
“Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për Covid-19, në Klinikën Infektive.
Jam në pritje të rezultateve.
Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar.
Respektoni udhëzimet e IKShPK, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)