
Ramiz Rrusta kandidat i LV-së për kryetar të Klinës
Sot, në prani të kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Klinë dhe strukturave drejtuese në Pika, me pjesëmarrje të Albin Kurtit, u konfirmua mbështetja për nominimin e Ramiz Rrustës si kandidat për kryetar të Komunës së Klinës.
“Nuk do të ketë bastione në Klinë sepse ka VETËVENDOSJE! dhe angazhim të pandalshëm për të arritur ndryshimin aq shumë të nevojshëm edhe për qytetarët e Klinës, për lagjet e fshatrat gjjthandej kësaj komune. Frymën e investimeve të Qeverisë qendrore do ta vazhdojmë edhe në nivelin lokal”, ka njoftuar LV-ja.
Më tutje është thënë se: “Me përvojën e gjatë institucionale dhe me vullnetin e madh për punë, Ramiz Rrusta është kandidati i duhur për komunën e Klinës. Le të angazhohemi çdo ditë, gjithandej lagjeve e fshatrave të Klinës për fitoren e madhe. Urime të gjithë qytetarëve të Klinës dhe aktivistëve të Lëvizjes! Na priftë e mbara!”, theksohet në njoftimin e LV-së.