“Ramiz Sadiku” vazhdon bashkëpunimin me Alban Dragushën

12 maj 2025 | 10:08

Klubi Futbollistik ‘Ramiz Sadiku’ ka vazhduar kontratën me trajnerin e mirënjohur Alban Dragushën. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e klubit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM ZYRTAR

Klubi Futbollistik Ramiz Sadiku njofton me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Alban Dragusha, pas një sezoni shumë të suksesshëm ku skuadra jonë u rendit në vendin e tretë në Ligën e Parë.

Vazhdimi i kontratës është rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit profesional të trajnerit Dragusha, i cili me stafin dhe lojtarët solli stabilitet, zhvillim dhe rezultate pozitive gjatë gjithë sezonit.

Kontrata e re u nënshkrua nga trajneri Alban Dragusha dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Agron Mecinaj.

Jemi të bindur se kjo vazhdimësi do të sjellë edhe më shumë suksese në të ardhmen për KF Ramiz Sadiku!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani, Atentati i tretë, i 12 Majit në vitin…