
Ramize Dërmaku-Kastrati garon për Asamblenë Komunale të Kamenicës me numrin 18
Ramize Dërmaku-Kastrati ka vendosur të jetë pjesë e listës së Qëndron Kastratit për Asamblenë Komunale të Kamenicës. Ajo garon me numrin 18 në listën zgjedhore.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Kamenicës,
Me nder dhe përkushtim të madh, dua t’ju njoftoj se do të jem kandidate për Asamblenë Komunale të Kamenicës në zgjedhjet e ardhshme lokale, në listën e Qëndron Kastratit, me numrin 18.
Ky hap është marrë me bindjen se Qëndroni, me përvojën e tij si kryetar komune dhe me një qeverisje të ndershme e përgjegjëse, ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur. Prandaj, i jam bashkuar këtij rrugëtimi – sepse dëshira ime për të kontribuar për komunën tonë është e sinqertë dhe e palëkundur.
Do të angazhohem për:
✅ Një qeverisje që dëgjon qytetarin
✅ Mundësi më të mira për të rinjtë dhe të rejat
✅ Transparencë, zhvillim dhe barazi për të gjithë
Së bashku me Qëndronin dhe me ju, besoj se mund ta çojmë përpara punën e mirë që ka nisur.
Ftoj të gjithë ata që ndajnë këtë vizion për Kamenicën të më përkrahin dhe të bëhen pjesë e këtij ndryshimi të vërtetë.
Me respekt e përkushtim,
Ramize Dërmaku-Kastrati
Kandidate për Asamblenë Komunale – me Qëndron Kastratin