Ramize Sinani-Shala zyrtarizon kandidaturën për deputete nga radhët e PDK-së

07 dhjetor 2025 | 10:20

Ramize Sinani-Shala ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Bashkim Hoxhaj, në një reagim publik, ka vlerësuar se Sinani-Shala përfaqëson një profil të dëshmuar të angazhimit shoqëror, institucional dhe politik. Ai ka kujtuar se ajo iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në moshën 18-vjeçare, duke dhënë kontribut në luftë për lirinë e vendit.

Pas përfundimit të luftës, Sinani-Shala vazhdoi studimet dhe karrierën profesionale, duke u angazhuar në aktivitete kulturore e politike. Aktualisht, ajo ushtron detyrën e Drejtoreshës së Sigurisë dhe Emergjencave në Komunën e Prizrenit, pozitë në të cilën, sipas Hoxhajt, ka treguar profesionalizëm, integritet dhe korrektësi në shërbim të qytetarëve.

Hoxhaj thekson se përvoja e saj nga fusha e betejës, studimet dhe menaxhimi institucional e bëjnë Sinani-Shalën një vlerë të shtuar për Kuvendin e Kosovës, veçanërisht në procesin e ligjbërjes.

Në fund, ai i uron sukses Sinani-Shalës dhe kandidatëve të tjerë të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se mbështetja për ta përfaqëson, siç është shprehur ai, “votë për ndryshim dhe perspektivë më të mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën në mesnatë do të përfundojë afati dy-javor për…