
Ramos: Mbappe meriton ‘Topin e Artë’
18 qershor 2025
| 12:27
Ish-kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, aktualisht futbollist i Monterrey në Meksikë, foli për “Topin e Artë”. Ai shprehet se këtë trofe individual e meriton Kylian Mbappe.
“Gjithmonë do t’ia jepja Mbappes. Jo vetëm sepse jemi miq, por edhe për atë që ka treguar në fushë. Ai ka shënuar shumë, fitoi Këpucën e Artë, ishte vendimtar edhe pse skuadra e tij nuk fitoi gjithçka”.
Për ish-kapitenin e Real Madridit, Mbappe tashmë ka atë që duhet për të bërë histori: “Nëse do të varej nga unë, sot ai do të kishte tashmë 4 ose 5 ‘Topa të Artë’ në kabinetin e tij. Ai ka gjithçka: talent, qëndrueshmëri, shpirt konkurrues. Ai është një kampion që vetëm mund të përmirësohet”.