Ramos mesazh Messit: Ne të dy së bashku, kush do ta kishte menduar

11 gusht 2021 | 23:16

Klubi francez, Paris Saint Germain ka bërë bujë këtë afat kalimtar veror, duke ofruar disa nga yjet më të mëdha të futbollit.

Transferimi i fundit ishte vërtet bombastik, parisienët arritën ta marrin Lionel Messin falas, pasi kontrata e tij me Barcelonën kishte skaduar.

Të njëjtën gjë PSG-ja bëri edhe me ish-kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Ramos dhe Messi janë të njohur për betejat e tyre në “El Clasico” ku shpeshherë ka pasur edhe kacafytje ndërmjet tyre, por gjithçka ka ndryshuar pasi ata do të jenë bashkëlojtar.

“Ne të dy bashkë, kush do ta kishte menduar apo jo Messi? Mirësevjen”, ka shkruar Sergio Ramos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini është lënë i lirë.…