Ramos: Reali është i uritur për fitore  

23 shtator 2019 | 12:25

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se skuadra nga “Santiago Bernabeu” gjithmonë është e uritur për fitore.

Reali e mposhti Sevillan me rezultat 0-1, kurse golashënues ishte Karim Benzema.

“Ne e dinim se ndeshja do të ishte e vështirë, sepse ka vite që nuk fitojmë këtu. Erdhëm këtu me mentalitet të fortë dhe me qëllim për të bërë sa më pak gabime që është e mundur. Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar. Ekipi është gjithmonë shumë optimist”, ka thënë Ramos.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas javës së gjashtë në Premier Ligë, Sergio Aguero i…