Ramosaj: 24 marsi mbetet një nga datat më të lavdishme të historisë sonë

24 mars 2026 | 12:00

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë sot homazhe në Gllogjan me rastin e 28-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”

Ramosaj ka thënë se duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit, nderojmë atdheun tonë dhe përulemi me respekt para sakrificës së tyre për liri.

“Sot, në 28-vjetorin e 24 Marsit 1998, ditës që shënoi fillimin e luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit, bëmë homazhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot. Me krenari e mirënjohje kujtojmë tre dëshmorët e parë të kësaj dite historike, Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj. 24 Marsi mbetet një nga datat më të lavdishme të historisë sonë, dita e Haradinajve, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e sakrificës së madhe për liri. Mirënjohje e përjetshme për aleatët tanë, për NATO-n dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës, përfshirë…