Ramosaj: Bora ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, ekipet e KEDS-it janë duke punuar në riparim

27 dhjetor 2020 | 12:38

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se për shkak të reshjeve të borës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këtë qytet këtë të shtune.

“Bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik”.

“Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në marsin sybukur Kur jeta thurë kurora lulesh Kënga e…