Ramosaj: Faleminderit Carrabreg i Ulët, vendlindja ime. Shihemi në fitoren e 12 tetorit!

07 tetor 2025 | 20:50

Kryetari aktual i Deçanit, njëherësh edhe kandidat për një mandat të ri, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur sonte një takim me banorët e vendlindjes së tij, fshatit Carrabregu i Ulët.

Ramosaj ka theksuar se mbështetja, dashuria dhe besimi i bashkëvendasëve i japin forcë për të vazhduar me përkushtim rrugën që kanë nisur së bashku.

“Sonte ishte emocion i veçantë të jem mes jush, aty ku kam bërë hapat e parë të jetës dhe ku rrënjët e mia janë më të forta se kudo tjetër. Mbështetja, dashuria dhe besimi juaj më japin forcë të vazhdoj me përkushtim rrugën që kemi nisur bashkë, për zhvillimin e komunës sonë dhe për çdo familje të këtij vendi”.

“Ju jam mirënjohës për çdo përkrahje të deritanishme, mbështetjen e pandalshme ndaj Liderit Haradinaj, numrit fitues 174 dhe kandidatit tonë për Asamble, Afrim Demhasaj! Shihemi në fitoren e 12 tetorit! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festim Z. Hoti Rektorati i Universitetit të Prishtinës paska ndarë…