
Ramosaj: Faleminderit Strellc, fryma e fitores sonë më 12 tetor tashmë ndihet kudo!
03 tetor 2025
| 20:13
Kandidati për kryetar të Deçanit nga AAK-ja, Bashkim Ramosaj ka mbajtur takim me banorët e fshatit Strellc.
“Sonte u ndjeva jashtëzakonisht i nderuar me mikpritjen dhe mbështetjen e qytetarëve nga Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët! Fryma e fitores sonë më 12 tetor tashmë ndihet kudo! Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për respektin dhe për besimin që gjithmonë ia keni dhënë Ramushit, Aleancës dhe mua personalisht”.
“Mirënjohje e veçantë edhe për vullnetin tuaj që ky besim të rikonfirmohet edhe më fuqishëm më 12 tetor, ndaj Aleancës, ndaj meje si kryetar dhe ndaj përfaqësuesve tanë në Kuvendin Komunal, Rea Mahmudemaj, Faruk Hasanramaj dhe Sami Rabushaj. Do të jemi bashkë gjithmonë!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.