
Ramosaj falënderon mërgatën: Kjo fitore është edhe e juaja!
19 tetor 2025
| 08:09
Kryetari aktual i Deçanit, njëherësh edhe kandidat për një mandat të ri, Bashkim Ramosaj ka falënderuar mërgatën për mbështetjen që i ka dhënë në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka theksuar se kjo fitore është edhe e tyre.
“Votat tuaja e vulosën fitoren tonë të madhe! Edhe këtë herë treguat se dashuria për vendlindjen nuk njeh kufij. Me përzemërsi ju falënderoj për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe për besimin që më keni dhënë në këto zgjedhje! Kjo fitore është edhe e juaja!
Na keni bërë krenarë! Me mirënjohje të thellë”, ka shkruar në ‘Facebook’ Bashkim Ramosaj.