Ramosaj: Historia u shkrua, faleminderit deçanas!

12 tetor 2025 | 22:23

Kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka fituar edhe një mandat të ri në këtë komunë, pa balotazh.

Ai ka shkruar në “Facebook” se historia u shkrua, duke i falënderuar deçanasit për këtë fitore.

“Fitore historike, fitore e kulturës politike, e vlerësimit të punës e ndershmërisë. Ky është Deçani e këta janë deçanasit! Ju dëshmuat se besimi, dashuria dhe puna e ndershme fitojnë gjithmonë. Kjo fitore nuk është e imja, por e juaja, e çdo familjeje, e çdo të riu e të reje, e çdo njeriu që besoi se Deçani meriton më të mirën. Deçani fitoi përsëri! Fitoi Aleanca! Fituam të gjithë ne, qytetarë! Nuk kam fjalë për këtë privilegj e besim, FALEMINDERIT nga zemra deçanas, bashkë na presin punë edhe më të mëdha! Thellësisht mirënjohës”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Rahovecit, njëherësh kandidat edhe për një mandat…