Ramosaj inspekton punimet në shkollën ‘Sylejman Vokshi’

30 gusht 2018 | 16:46

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në prag të fillimit të vitit shkollor ka inspektuar punimet që janë duke u kryer në renovimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Sylejman Vokshi” në fshatin Prilep të kësaj komune.

“Së bashku me inxhinierët e komunës inspektuam punimet që janë duke u kryer në renovimin e SH.F.M.U ‘Sylejman Vokshi’, në Prilep”, ka thënë Ramosaj.

Më 3 shtator pritet të fillojë viti shkollor në të gjitha shollat fillore dhe të mese të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi i liderëve institucionalë me ambasadorin e ShBA-së…