Ramosaj: Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos ta shkruaj Kosova Republikë

04 mars 2021 | 00:26

Ish-anëari i LDK-së, Berim Ramosaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se dikur e ruante kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që të mos e shkruante tek konviktet fjalinë “Kosova Republikë”, shkruan Gazeta Express.

“Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos ta shkruaj Kosova Republikë”, ka thënë Ramosaj.

“Këtë gjë e dinë edhe shokët e mi të studimeve”.

Ndër tjerash, Ramosaj ka deklaruar se Mustafa e kishte përjashtuar nga partia vetëm sepse nuk pajtohej me një pikë në statutin e partisë

“Isa Mustafa më përjashtoi se nuk pajtohesha me një pikë të statutit të partisë”, ka thënë Ramosaj.

“Ardhja e z. Mustafa në fakt pasoi me ndryshime normative. Isa me klanin e vet e ka përdor një formë seleksionimi. Isa Mustafa që në start u mundua ta instalojë frymën e re me ndryshime statutare. Që në momentin e largimit nga udhëheqjen e LDK’së, e shoh tek ndryshimi statutar që ndodhi tek hoteli Sirius”, deklaroi ai. “Ishte një pikë, që i jepej aq autoritet i lartë kryetarit të partisë që të propozojë 2/3 të këshillit të përgjithshëm, të kryesisë dhe funksioneve kryesore të deputetëve potencial që marrin pjesë në zgjedhje. Ai është rregullimi i parë i LDK’së sipas modelit të Mustafës. Ai në shumë paraqitje publike e ka paraqit si lidhje të re LDK’në, që e rregulloi me letra. Ai iu është rikthyer nostalgjisë e frymës rugoviane, gjë që solli elektoratin e vjetër. Nuk ishte i kënaqur vetëm me këtë rregullim normativ të statutit. Nuk e kishte shancën asnjë kryetar pa i siguru 50% të votave që ishin në Kuvend të LDK’së. Vullneti personal i kryetarit iu është imponuar Këshillit të Përgjithshëm”, sqaroi tutje ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdullah Hoti si bartës i listës së LDK-së në zgjedhjet…