Ramosaj kërkon nga drejtorët që të intensifikohen punimet në shpalljen e projekteve për këtë vit

06 prill 2021 | 14:09

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takimi konsultativ me Këshillin e Drejtorëve, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Sami Cacaj.

Në ketë takim u diskutua për çështje të ndryshme, veçanërisht për masat e reja të qeverisë dhe respektimin e tyre nga institucionet komunale.

“U kërkua nga drejtorët që të intensifikohen punimet në shpalljen e projekteve për këtë vit dhe të rritet dinamika e punës aty ku është duke u punuar. Po ashtu u diskutua për punët e prokurimit, raportet e buxhetit dhe punën e Drejtorive”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministrin e Shëndetësisë,…