
Ramosaj liron nga detyra drejtorin e Inspeksionit, Halil Tolajn, emëron Ibrahim Selmonajn
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka marrë vendim për ta liruar nga detyra drejtorin e Inspeksionit, z. Halil Tolaj. Në vend të tij është emëruar z. Ibrahim Selmonaj. Ky vendim vjen vetëm tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
“Sot kam marrë vendimin për lirimin nga detyra të Drejtorit të Inspeksionit, z. Halil Tolaj.
Me këtë rast, i shpreh mirënjohjen time të thellë për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë gjithë kohës sa ka udhëhequr këtë drejtori.
Në këtë pozitë kam emëruar z. Ibrahim Selmonaj, të cilit i uroj mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.
Besoj në përkushtimin e tij për të çuar përpara punën dhe përgjegjësitë që i takojnë kësaj drejtorie,” thuhet në njoftimin e kryetarit Ramosaj. Ndryshimi në udhëheqjen e kësaj drejtorie vjen në një periudhë të ndjeshme politike, për çka pritet të ketë edhe reagime nga faktorë të ndryshëm lokalë.