Ramosaj merr përkrahje nga fshati më i lashtë Belle: Faleminderit nga zemra për mikpritjen vëllezërve Ahmetaj

05 tetor 2025 | 19:44

Kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj, është shprehur i nderuar me pritjen e bellagjinjve, në fshatin më të lashtë të komunës së Deçanit, në Belle.

“Kemi punuar me përkushtim që Belleja të marrë emrin që meriton, si një prej qendrave më tërheqëse të turizmit në gjithë trojet shqiptare e më gjerë. Ndihem krenar kur shoh çdo hap përpara, çdo ndërtim e zhvillim që i shërben këtij qëllimi”, ka thënë Ramosaj.

Ai ka theksuar se gjatë këtij mandati lanë realizuar një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, ndërsa punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë. “Po ashtu, edhe elektrifikimi do të përfundohet në tërësi”.

“Faleminderit nga zemra për mikpritjen e ngrohtë në truallin e familjes së Smajl Demushit (vëllezërit Ahmetaj) dhe për mbështetjen tuaj të sinqertë nga çdo familje. Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe bashkë do të vazhdojmë!”, ka shkruar në”Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të javës së tetë të AlbiMall Superligës së…