Ramosaj merr pjesë në organizimin tradicional të “Darkës së Lamës” në fshatin Llukë e Epërme
15 nëntor 2025
| 22:23
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka marrë pjesë në organizimin tradicional të “Darkës së Lamës”, të mbajtur në fshatin Llukë e Epërme, me kontributin dhe përkushtimin e vetë banorëve të këtij fshati.
“Kënaqësi e veçantë të isha sonte pjesë e organizimit tradicional të “Darkës së Lamës”, të mbajtur në fshatin Llukë e Epërme, me kontributin dhe përkushtimin e vetë banorëve të këtij fshati”.
“Një ngjarje shumë e veçantë, që nderon të kaluarën tonë, traditën tonë, si shenjë falënderimi ndaj Zotit për bereqetin, por edhe mirënjohjeje për mundin e familjes. Ju lumtë për organizimin!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.




