Ramosaj: Mori fund bllokada rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë

12 nëntor 2020 | 14:08

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas marrëveshjes për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit

Me këtë rast, Ramosaj thënë se ka marrë fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë.

Ai ka thënë se sipas kësaj marrëveshje, Komuna e Deçanit do të procedojë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit.

Reagimi i plotë i Ramosajt në llogarinë e vet në “Facebook”:

Mori fund bllokada e paqëndrueshme rreth ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë

Në takimit e Këshillit për Zbatim dhe Monitorim (KZM) të mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian, me vetëm një pikë në agjendë: dakordimin e marrëveshjes së lehtësuar nga ambasadori italian, Nicola Orlando dhe gjeneralit Michele Risi, me mbështetjen e vendeve të Quint-it, KFOR-it, dhe Zyrës së BE-së, e cila parasheh zhbllokimin e ndërtimit sipas fazave që do të zhvillohen në sinkron të ndërsjellë, ndërtimin e rrugës ndërkombëtare ‘bypass’ jashtë zonës së mbrojtur, si dhe rrugës lokale brenda Zonës së veçantë të mbrojtur.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Komuna e Deçanit do të procedojë me rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit.

Me të njëjtën dinamikë të sinkronizuar, do të rehabilitohet edhe rruga e “bypass”, duke i dhënë fund një bllokade të paqenë të refuzimit të paarsyeshëm të ndërtimit të rrugës, hapjen e perspektivës ekonomike lokale, realizimit të lirisë së lëvizjes për banorët e Deçanit veçanërisht, dhe lidhjes ndërkombëtare ndër-shtetërore me Plavën. Urime Deçan! Vazhdojmë tutje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia do të emërojë një prokuror special për të hetuar…